Edhe Sallahu i reagon Kushtetueses: Vetëvendosje jemi ne, kuptojeni drejt dhe qartë
Foto: Laura Hasani

Edhe Sallahu i reagon Kushtetueses: Vetëvendosje jemi ne, kuptojeni drejt dhe qartë

Aktuale June 26, 2024 - 17:21

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese pasi kjo e fundit e rrëzoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sallahu ka thënë se menjëherë do të fillojnë me plotësimin e dëshirave të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Ai ka thënë se kjo Byro do të bëhet.

Postimi i plotë:

Nëse mendoni që do të na stoponi e keni shumë shumë gabim.

VETËVENDOSJE! jemi NE. Kuptone drejt dhe qartë.

Menjëherë do të fillojmë me plotësimin e dëshirave (të cilat nuk janë të tyre) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të bëhet.