Miftaraj: LVV-ja po i harton keq me qëllim ligjet kundër korrupsionit, ose s’dinë me i hartu

Miftaraj: LVV-ja po i harton keq me qëllim ligjet kundër korrupsionit, ose s’dinë me i hartu

Aktuale June 26, 2024 - 17:12

Juristi Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se ka fituar një bindje që LVV-ja po harton me qëllim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin.

Sipas tij, LVV-ja po frikësohet për vete se mos po iu konfiskohet pasuria e paligjshme.

“E kam fituar një bindje se LVV po i harton me qellim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin se po tuten për vete se mos iu konfiskohet pasuria e paligjshme. Ose nuk e hartojnë Strategjinë kundër Korrupsion se mos po zbatohet e njëjta në praktikë e po ua prish pazaret”.

Ai tha se mund të jetë edhe fakti se janë “të padijshëm shumë me ditë me hartu ligje apo politika ne baze te Kushtetutës dhe ligjit”.

“Pesë vite në pushtet, pesë vite regres për popullin, mirëqenie dhe bollëk për njerëzit e LVV dhe klientelës së saj”.