Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë
Foto: Laura Hasani

Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Aktuale June 26, 2024 - 15:28

Prishtinë - Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kushtetuesja ka vendosur bazuar në kërkesën e Abelard Tahirit dhe nëntë deputetëve të tjerë të Kuvendit lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“… Gjykata ka vlerësuar si në kundërshtim me Kushtetutën vetëm pjesë të saktësuara të katër (4) neneve të Ligjit të kontestuar, përkatësisht nenet 2 (Fushëveprimi), 10 (Përbërja e Komisionit Mbikëqyrës dhe Kompensimi), 22 (Periudha e verifikimit të pasurisë) dhe 34 (Procedura në shkallën e parë) të tij, duke marrë parasysh natyrën dhe rëndësinë e tyre dhe faktin që pa ndryshimin dhe plotësimin e të njëjtave nga Kuvendi, Ligji i kontestuar është i pazbatueshëm, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, është shpallur i pavlefshëm në tërësinë e tij”, thuhet në njoftim.