Vuçiqi e luan të fortin para takimeve në Bruksel: Kurti do të bërtasë e bëjë drama, derisa t’i them të ndalet

Vuçiqi e luan të fortin para takimeve në Bruksel: Kurti do të bërtasë e bëjë drama, derisa t’i them të ndalet

Aktuale June 26, 2024 - 15:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër, duke e luajtur të fortin në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të “bëjë drama”.

“Unë pres që ai të dramatizojë dhe të bërtasë, derisa t’i them të ndalet dhe kaq”, tha Vuçiqi.

Kreu i shtetit serb ka thënë se s’pret ndonjë konkluzion pas takimit të sotëm me Kurtin në Bruksel.