Rashiqi për takimin Kurti - Vuçiq: Një lëvizje drejt negociatave më intensive
Foto: Laura Hasani

Rashiqi për takimin Kurti - Vuçiq: Një lëvizje drejt negociatave më intensive

Aktuale June 26, 2024 - 13:58

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka komentuar takimin mes kryeministrin të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që pritet të mbahet sot në Bruksel.

Rashiqi ka thënë se ky takim do të rrisë intensitetin e dialogut dhe mund të fillohet një rund i ri i bisedimeve.

“Me këtë do të duhej të fillonte intensiteti që duhet t’i japë pak më shumë dinamikë dialogut. Ka një momentum që ndoshta është dhënë për pezullimin e pjesshëm të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe kësisoj do të përdoret qasje më optimiste për fillimin e raundit të negociatave dhe bisedimeve që mund të përfshihet, për mendimin tim, si një paketë që do të jetë gjithëpërfshirëse”, tha Rashiqi në një intervistë për RTK 2.

Më tej, ai ka thënë se “gjëja më e rëndësishme është se kryeministri Kurti ka konfirmuar se detyrimet që janë marrë përsipër, të cilat janë nënshkruar më herët, Kosova do t’i ndërmarrë sepse marrëveshjet ndërkombëtare kanë një peshë më të madhe se ligjet vendore dhe për këtë arsye ato duhet respektuar, pavarësisht se kush është kryeministër”.