Gërvalla shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe rolin e presidentit të KiE-së për Kosovën

Gërvalla shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe rolin e presidentit të KiE-së për Kosovën

Aktuale June 26, 2024 - 13:35

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Theodoros Roussopoulod.

Në një postim në faqen zyrtare, shkruan se Gërvalla dhe Roussopoulos diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gërvalla ishte e shoqëruar edhe nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci dhe ambasadori Lulzim Hiseni, të cilët shprehen mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen e presidentit në sigurimin e një procesi të drejtë dhe meritokratik brenda PACE-s.

“Ministrja Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të presidentit të PACE-s në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE-s”, shkruan MPJD-ja në Facebook.