Gërvalla në Strasburg kërkon anëtarësim të plotë dhe pa vonesa të Kosovës në KiE

Gërvalla në Strasburg kërkon anëtarësim të plotë dhe pa vonesa të Kosovës në KiE

Aktuale June 26, 2024 - 10:27

Ministrja Gërvalla takoi në Strasburg kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër në KiE, Frank Schwabe, të cilën e falënderoi për mbështetjen e madhe.

Ministria e Jashtme përmes një komunikate ka bërë të ditur se anëtarësimi i plotë dhe pa vonesa i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, ishin në fokus të takimit mes zëvendëskryeministres, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetit gjerman, kryesuesit të Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër, Frank Schwabe.

“Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë edhe për rolin personal të Frank Schwabe për arritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke theksuar se ndihma e tij ka qenë thelbësore për arritjen e një shumicë bindëse të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

“I mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimin për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë”, thuhet në komunikatë. /Zëri