Hykmete Bajrami: 170 persona në ditë largohen nga Kosova
Foto: Laura Hasani

Hykmete Bajrami: 170 persona në ditë largohen nga Kosova

Aktuale June 25, 2024 - 22:36

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka dhënë shifra “tronditëse” kur ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Ajo ka thënë se sipas ambasadave të huaja në Kosovë, rreth 170 persona në ditë ikin nga Kosova.

“Ka ikje të madhe. Sipas të dhënave që posedojmë, rreth 170 persona ikin brenda ditës”, u shpreh ajo në ATV.