LDK-ja reagon pasi u shpall antikushtetues vendimi i shumicës për shkarkimin e anëtares së OSHP-së
Foto: Laura Hasani

LDK-ja reagon pasi u shpall antikushtetues vendimi i shumicës për shkarkimin e anëtares së OSHP-së

Aktuale June 25, 2024 - 20:59

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Kimete Gashi.

LDK-ja njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall antikushtetues shkarkimi i anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vërtetoi qëndrimin e Lidhjes Demokratike se partia në pushtet, përmes Kuvendit të Kosovës kanë bërë shkelje Kushtetuese”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Si rrjedhojë, kjo parti thotë se do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qendrore.

Reagimi i plotë i LDK-së:

EDHE NJË VENDIM ANTI-KUSHTETUES I QEVERISË

Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të mbështetur edhe nga disa deputetë nga opozita, për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vërtetoi qëndrimin e Lidhjes Demokratike se partia në pushtet, përmes Kuvendit të Kosovës kanë bërë shkelje Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj konstatoi se: “Në rastin KO157/23, Gjykata ka vendosur, njëzëri, që (i) të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) me tetë (ë vota për dhe një (1) kundër, që Vendimi [nr.08-V-583] i 13 korrikut 2023 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafin 1 të nenit 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës.”

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qëndrore dhe t’i adresoj ato në institucionet përkatëse!

Rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm!