Sonte kthehet në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Sonte kthehet në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Aktuale June 25, 2024 - 11:24

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhillëkun në vendet e shenjta.

Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

“Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhillëkun dhe të kthehen shëndoshë e mirë në familjet e tyre! Për detaje të tjera, familjarët e interesuar mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. /Zëri