Osmani: Sot i bashkohemi komunitetit egjiptian për festuar Ditën Kombëtare të tyre
Aktuale
June 24, 2024 - 16:52
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sot i bashkohet komunitetit egjiptian në mbarë Kosovën për të festuar ditën e tyre të komunitetit!
Ajo ka uruar të gjithë qytetarët e komunitetin egjiptian për ditën kombëtare të tyre.
“Diversiteti është një nga pikat tona më të forta dhe ne vlerësojmë kontributin e të gjitha komuniteteve tona”.
“Së bashku, ne do të vazhdojmë të fuqizojmë çdo zë dhe çdo ëndërr!”, ka thënë Osmani.