Begaj shpallet “Qytetar nderi” i Drenasit: Moment i veçantë në jetën time

Begaj shpallet “Qytetar nderi” i Drenasit: Moment i veçantë në jetën time

Aktuale June 24, 2024 - 14:23

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zyrtarisht është shpallur “Qytetar nderi” i Drenasit.

Këtë titull ai e pranoi zyrtarisht nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Në fjalimin e tij, Begaj tha se ky është një moment i veçantë në jetën e tij.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia dhe mirënjohem e pakufishme ndaj popullit të Drenasit dhe autoriteteve lokale, të cilët më bën këtë nderë kaq të madh”, tha Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi lart kontribut e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilët uroi të kthehen sa më parë në familjen e tyre.

Po ashtu Begaj përmendi edhe kontributin e madh të dëshmorëve për lirinë e Kosovës.