Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit që vdiq pasi u aksidentua javë më parë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit që vdiq pasi u aksidentua javë më parë

Aktuale June 24, 2024 - 14:22

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar familjen e policit Devoll Oseku, i cili vdiq pas një aksidenti të pësuar javë më parë.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë, Devoll Oseku, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës ua shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegramin ngushëllues të kësaj sindikate

Zyrtari policor ishte aksidentuar me motoçikletë para disa javësh në fshatin Llukar të Prishtinës.