Gërvalla para takimit me ministrat e Jashtëm: Temë kryesore, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Gërvalla para takimit me ministrat e Jashtëm: Temë kryesore, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Aktuale June 24, 2024 - 14:11

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkuar në Luksemburg për të marrë pjesë në takimin e rregullt të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Ajo para mediave në takim është shprehur se temë e diskutimit të sotëm beson se do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor.

“Ne erdhëm këtu në Luksemburg për të biseduar dhe diskutuar për integrimin më tutje të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e Evropian dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Besoj se kjo është tema kryesore të shohësh integrimin e gjithë Evropës e atyre vendeve që qëndrojnë me vlerat e Bashkimit Evropian, që mbështesin parimet evropiane të cilat nuk janë vetëm çështje politike, por ato janë edhe në aspektin e rritjes së sigurisë në Evropë në kohërat kur jemi duke u ballafaquar me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Një Bashkim Evropian më i fortë është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotshme dhe të së ardhmes”, tha Gërvalla.