AGK-ja me telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetarit Isuf Kadriu

AGK-ja me telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetarit Isuf Kadriu

Aktuale June 24, 2024 - 11:16

Gjatë ditës së djeshme ka vdekur gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Isuf Kadriu.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u ka shprehur ngushëllime familjarëve e kolegëve të Kadriut.

Njoftimi i plotë i AGK-së, pa ndërhyrje:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur shumëvjeçar, Isuf Kadriu.

Kadriu ka filluar karrierën në vitin 1998 në Televizionin Era, për ta vazhduar në televizionin e Maqedonisë Veriore, Alsat M, ka qenë korrespondent i Radio Evropa e Lirë në Shkup të Maqedonisë Veriore, që nga viti 2001.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kadriu.