Taravari tërhiqet nga Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë si ministër i Shëndetësisë

Taravari tërhiqet nga Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë si ministër i Shëndetësisë

Aktuale June 24, 2024 - 10:26

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për të vazhduar si ministër i Shëndetësisë.

Në vendin e Taravarit si u.d. i kryetarit të Gostivarit do të ulet Valbon Limani.

Taravari thekson se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Gostivarin.

“Unë do të marr detyrën e ministrit të Shëndetësisë, do të jem i angazhuar me partinë dhe me Vlen, por gjithnjë do të jem i gatshëm për të ndihmuar Gostivarin”, shkroi mes të tjerash Taravari.