Sot, dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj
Foto: Laura Hasani

Sot, dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj

Aktuale June 24, 2024 - 09:51

Sot është dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Konkursi ishte shpallur më 3 qershor, për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025, derisa ishte vazhduar deri më 24 qershor.

Sipas njoftimit të Ministrisë, data e fundit për aplikim është deri më 24 qershor 2024.

“Të gjithë kandidatët, të cilët kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim”, thuhej në njoftim.