Pas Deçanit, Begaj do të shpallet “Qytetar nderi” edhe në Drenas
Aktuale
June 24, 2024 - 08:35
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai të dielën u shpall “Qytetar nderi” nga komuna e Deçanit.
Ndërkaq sot shefi i shtetit shqiptar pritet të qëndrojë në Shqipëri, ku do të marrë të njëjtin vlerësim.
Begaj do ta vizitojë edhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në këtë komunë.
Po ashtu, ai do të bëjë homazhe në Gllanasellë.