”Prishtina Parking” mbyll të gjitha pikat e parkingut me laura, shkak vërshimet
Foto: Laura Hasani

”Prishtina Parking” mbyll të gjitha pikat e parkingut me laura, shkak vërshimet

Aktuale June 23, 2024 - 21:46

Kompania “Prishtina Parking” ka bërë të ditur se që nga ora 19:00, të gjitha pikat e parkingut me laura janë të mbyllura për operim për shkak të rrebeshit të shiut që shkaktoi vërshime.

“N.P.L. Prishtina Parking është detyruar të mbyll pikat me qëllim të evitimit të incidenteve në punë për punonjësit e ndërmarrjes”.

“Ju bëjmë thirrje për kujdes përgjatë parkimit në këtë kohë”, thuhet në njoftim.