Pas reshjeve të shiut, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi
Foto: Zëri

Pas reshjeve të shiut, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi

Aktuale June 23, 2024 - 20:59

Komuna e Prishtinës  përmes njoftimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet.

"Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca , si dhe zjarrfikësit , janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.

Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244", thuhet në njoftim. /Zëri