Shumë thirrje për ndihmë pas reshjeve, zjarrfikësit s’kanë ekipe të mjaftueshme për t’i përballuar
Foto: Laura Hasani

Shumë thirrje për ndihmë pas reshjeve, zjarrfikësit s’kanë ekipe të mjaftueshme për t’i përballuar

Aktuale June 23, 2024 - 20:54

Zjarrfikësit nuk po kanë ekipe të mjaftueshme për t’i ofruar ndihmë të gjithë atyre që e kërkuan këtë gjë, pas reshjeve të shumta të shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime.

Nga kjo qendër e ndihmës emergjente thanë se ka aq shumë thirrje sa që nuk po arrijnë t’i përballojnë.

Tutje ata thanë se zonat ku më së shumti është dërguar ndihmë, është rrethina e Prishtinës, dhe Fushë Kosova. /klankosova