Rama njofton për mbajtjen e një festivali të ri në Prishtinë, do mbledh entuziast të “Vespa”-s nga rajoni
Foto: Facebook

Rama njofton për mbajtjen e një festivali të ri në Prishtinë, do mbledh entuziast të “Vespa”-s nga rajoni

Aktuale June 23, 2024 - 13:04

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 shtator do mbahet festival i kushtuar entuziastëve të Vespas.

Image

Sipas Ramës, ky festival do mbledh në kryeqytet persona nga shumë vende të rajonit.

Njoftimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

Festival i mrekullueshëm dy ditor me vespa na pret me 31 gusht - 1 shtator. ë

Entuziastë të skuterit Vespa ë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Italia do të mblidhen në sheshin "Xhorxh Bush" për të na dhuruar emocione të veçanta. ë

Gjatë dy ditëve, do të ketë shumë aktivitete për promovimin e kulturës së Vespave dhe Kryeqytetit tonë. Këtë na e premtuan gjatë takimit që kishim me Enisin, Aganin, Arbenin, Vetonin e shumë anëtarë tjerë fantastik të klubit Vespa Fanatics Kosova/ Vespa Kosova.

ë Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e Prishtinës përmes shëtitjeve në parkun e Gërmisë dhe malësitë e Gollakut dhe Marevcit. ë

Ejani të gjithë bashkë në sheshin "Xhorxh Bush" për të përjetuar spektakëlë