Begaj pritet të shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Begaj pritet të shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Aktuale June 23, 2024 - 08:04

Gjatë ditës së sotme [ e diel], Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Deçanin.

Nga ora 11:00, Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Ndërsa nga ora 12:00, do të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit.