Përfundon Provimi i Maturës 2024, rezultatet publikohen më 1 korrik
Foto: Laura Hasani

Përfundon Provimi i Maturës 2024, rezultatet publikohen më 1 korrik

Aktuale June 22, 2024 - 17:35

Ka përfunduar Provimi i Maturës 2024, ndërsa rezultatet do të publikohen më 1 korrik.

Komisioni Shtetëror i Maturës, tha se këtij provimi iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë, ndërsa u organizua në 151 qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1 mijë e 500 klasa.

KShM, tha gjithashtu se këtë vit kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1 mijë e 500 administrues dhe 1 mijë e 500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së.

“Sipas raporteve të administratorëve, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave”, shkruan në njoftim.