Rukiqi akuzon kabinetin Qeveritar për propagandë: Realiteti, çdo ditë 170 persona ikin nga Kosova
Foto: Laura Hasani

Rukiqi akuzon kabinetin Qeveritar për propagandë: Realiteti, çdo ditë 170 persona ikin nga Kosova

Aktuale June 22, 2024 - 16:38

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtarët e kabinetit qeverisës gjatë kësaj jave kanë “bërë propagandë”.

Ai përmes një postimii në rrjetin social Facebook ka thënë se realiteti është krejtësisht ndryshe nga ajo që pretendojnë zyrtarët qeveritarë.

Rukiqi thotë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pretendon se në Evropë po shkojnë vetëm gjyshet, derisa sipas tij 170 persona në ditë largohen nga Kosova.

Postimi i plote:

Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati

Bislimi: Kosova po lulëzon ekonomikisht. Vetëm gjyshet po shkojnë për vizita në Evropë

Realiteti: Mesatarisht, 170 persona ikin bga Kosova në çdo ditë të qeverisjes së kësaj Qeverie. Në Kosovë, në këto tri vite, ka lulëzim: të tenderëve sekret, shkeljes së Kushtetutes, migrimiz, sanksioneve etj.

Murati: Kemi subvencionuar 61 mijë familje për faturat e energjisë elektrike

Realiteti: Këto fatura i ka subvencionuar projekti i Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, jeta e secilit qytetar, përfshirë ato 61 mijë familje, është minimalisht 26% më e shtrenjtë në 3 vitet e fundit.