Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit, Genci Nimanbegun: Ulqini, shtëpi e dytë për kosovarët

Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit, Genci Nimanbegun: Ulqini, shtëpi e dytë për kosovarët

Aktuale June 22, 2024 - 10:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës së re si kryetar i Komunës së Ulqinit.

Osmani ak thënë se Ulqini jo vetëm si pikë turistike, por është edhe shtëpia e dytë për kosovarët, transmeton Zeri.info.

“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer”

“Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani. /Zëri