Nxehtë edhe sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Foto: Laura Hasani

Nxehtë edhe sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Aktuale June 22, 2024 - 08:00

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 deri 36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi  prej 1 deri 3m/s.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 deri 36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.