AGK-ja, telegram ngushëllimi për vdekjen e Fisnik Vejsës

AGK-ja, telegram ngushëllimi për vdekjen e Fisnik Vejsës

Aktuale June 21, 2024 - 14:28

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit Fisnik Vejsa.

Në telegramin e ngushëllimit, AGK-ja kujton se Vejsa për shumë vjet ishte pjesë e televizionit Tribuna, autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV, si dhe producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Vejsa”, thuhet në telegram. /Zëri