Pishina e Gërmisë do të hapet më 28 qershor

Pishina e Gërmisë do të hapet më 28 qershor

Aktuale June 21, 2024 - 14:07

Këto ditë me temperatura të larta, qytetarët e Prishtinës nuk kanë arritur të freskohen akoma në pishinën e vetme të kryeqytetit.

“Sport Marketing” ka njoftuar sot se pishina do të hapet më 28 qershor, transmeton Zeri.info.

“Ju njoftojmë se Pishina e Gërmisë është duke përfunduar edhe përgatitjet e fundit dhe do të hapë dyert për qytetarë më datën 28 qershor. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e “Sport Marketing”. /Zëri