Vdes producenti Fisnik Vejsa

Vdes producenti Fisnik Vejsa

Aktuale June 21, 2024 - 13:34

Ka vdekur producenti dhe autori kosovar, Fisnik Vejsa.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar persona të afërt me familjen e tij.

Ndër të tjera, Vejsa ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV. Ky emision ka qenë ndër të parët për botën shtazore në televizionet kosovare, meqë Vejsa kishte studiuar veterinarinë dhe ishte i pasionuar pas botës shtazore.

Veprimtarinë e tij e ka vazhduar si producent i serialeve të njohura televizive.