Destani takohet me deputetin shqiptar të Hamburgut, pranon edhe një mirënjohje

Destani takohet me deputetin shqiptar të Hamburgut, pranon edhe një mirënjohje

Aktuale June 21, 2024 - 11:09

Filantropi shqiptar Lazim Destani këto ditë po qëndron në Hamburg të Gjermanisë, ku përveçse ka shikuar ndeshjen e Shqipërisë, dje ka takuar edhe deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa.

Destani gjatë takimit me Musën ka pranuar edhe një mirënjohje që ia kishte dedikuar shkolla e mesme e ndërtimit në Tiranë “Karl Gega” në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pajisje elektronike për shkollën “Karl Gega” të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut.

“Krahas momenteve plot emocion e krenari këto ditë kur po i ndjek nga tribuna ndeshjet e skuadrës Kuqezi në Gjermani, dje në Hamburg pata nderin të takohem me deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa. Me këtë rast pata kënaqësinë të pranoj prej tij Mirënjohjen që më kishte dedikuar shkolla e mesme e ndërtimit në Tiranë, ‘Karl Gega’”.

“U ndjeva i vlerësuar nga drejtuesit e kësaj shkolle për respektin në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pra pajisje elektronike për shkollën ‘Karl Gega’ të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut”, shkroi Destani.

Ai për këtë vlerësim falënderoj drejtuesit e shkollës “Karl Gega”, ndërsa i përcjelli përgëzimet e tij për brezat që përgatit kjo shkollë.

“Investimi dhe mbështetja e arsimit janë e ardhmja më e mirë dhe më e ndritur e vendeve të rajonit tonë. Gjithashtu falënderoj deputetin Musa, me origjinë nga Pozharani i Vitisë - Kosovë, i cili më dorëzoi Mirënjohjen, por edhe që ishte iniciatori i realizimit të këtij donacioni për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit në Tiranë”, shkroi Destani. /Zëri