
Re të pluhurit saharian vijnë edhe mbi Kosovë, pritet të jenë të pranishme deri të dielën
Aktuale
June 20, 2024 - 16:51
Meteo Kosova ka publikuar video ku shihet se si ka nisur shtrirja e masës së pluhurit Saharian në pjesë të ndryshme të Evropës.
Siç njoftoi Meteo Kosova masë të pluhurit saharian do të ketë edhe në Kosovë dhe parashihet të jetë e pranishme të paktën deri të dielën.
Meteo Kosova ka publikuar dje një fotografi duke thënë se “pluhuri Saharian ka filluar gradualisht të shtrihet mbi Kosovë”.