SHBA-ja sjell në Tiranë zyrtarin e lartë të Antikorrupsionit

SHBA-ja sjell në Tiranë zyrtarin e lartë të Antikorrupsionit

Aktuale June 20, 2024 - 14:41

Zyrtari i lartë amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew ka mbërritur në Tiranë. Ambasada e SHBA-së shkruan se kjo vizitë riafirmon mbështetjen e SHBA-së për reformat në drejtësi.

Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Antikorrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë, shkruan Ambasada e SHBA-së.
Kujtojmë se në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, Uashingtoni ka shprehur mbështetjen e tij teksa ka shpallur non-grata Sali Berishën dhe disa figura të tjera publike.

Po ashtu, SHBA-ja ka shprehur mbështetjen për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion të ngritur nga socialistët nën drejtimin e Fatmir Xhafajt.