I riu që nuk lejoi të hiqen flamujt e Kosovës në Slloveni rrëfen ngjarjen

I riu që nuk lejoi të hiqen flamujt e Kosovës në Slloveni rrëfen ngjarjen

Aktuale June 20, 2024 - 12:47

Të rinjtë shqiptarë mbrojnë me çdo kusht heqjen e flamurit të Kosovës në Slloveni.

Në Slloveni kërkohej të hiqej flamuri i Kosovës, derisa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë e Kroacisë.

I riu, i cili ka mbrojtur flamurin e Kosovës për të mos e larguar, Dren Mzarekaj, ka treguar se si ka rrjedhur gjithë ngjarja dhe se si në fund flamujt nuk u hoqën.

“Ishim duke shikuar lojën kur një grua nisi të largojë flamujt. Shkova tek ajo gruaja kapa flamujt nga dora saj dhe ajo tha do t’i thërras policinë për t’i larguar, sepse jeni duke i fshehur simbolet e ekipit slloven. Edhe e thirri atë sigurimin që shihet në video dhe ai u afrua tek unë, tha largoni flamujt, sepse presidenti i Federatës ka thirrur për t’i larguar”, u shpreh Mazrekaj.

“I thashë pritni pesë minuta sa të kryhet ndeshja, pastaj i heqim. Ai nuk pranoi, tha i heq vetë, ku dhe mori drejtimin nga flamujt”.

“Unë vrapova pak dhe dola para tij dhe mbrojta flamurin e Kosovës, pastaj vrapuan disa shqiptarë të tjerë dhe thanë që nuk do t’i largoni”.

“Erdhën dhe policia ku pastaj u qetësua situata. Flamujt mbetën aty”, tha ai. /klankosova

Image