Osmani për atë Antonio Belushin: Ishte veprimtar i paepur i çështjes shqiptare

Osmani për atë Antonio Belushin: Ishte veprimtar i paepur i çështjes shqiptare

Aktuale June 20, 2024 - 12:02

Ka vdekur Antonio Belushi, prifti arbëresh, veprimtari i shquar i çështjes shqiptare.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të atë Antonio Belushit, ndërsa thekson se është humbje e madhe për arbëreshët e Kalabrisë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të atë Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ’90, bashkë me presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri.

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut.

Si presidente e Kosovës kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje.

Si presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore. I përhershëm qoftë kujtimi për atë Antonio Belushin”, shkruan Osmani.