Osmani kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë regjimit të Millosheviqit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Në këtë ditë Osmani ka thënë se vazhdojnë të nderojnë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë përjetuar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
“Këta gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë për detyrën tonë të përbashkët për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte”, shkroi Osmani në “X”.
Presidentja ka shtuar se sot ne shohim të mbijetuarit në Kosovë që po transformojnë dhimbjen e tyre në veprime të fuqishme, duke frymëzuar shumë të tjerë në kërkimin e drejtësisë.
“Përkushtimi ynë është i palëkundur: ne duhet të sjellim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që këto mizori të mos përsëriten kurrë më”, u shpreh Osmani.
On this International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, we continue to honor the courage and resilience of those who have endured unspeakable horrors under Milosevic's genocidal regime. These brave women and men remind us of our shared duty to end the use of… pic.twitter.com/2wDT55IVCX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 19, 2024