“Zemlak”, përplasen në Komision deputetja e AAK-së me atë të LVV-së

“Zemlak”, përplasen në Komision deputetja e AAK-së me atë të LVV-së

Aktuale June 19, 2024 - 14:08

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, derisa po raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Derisa deputeti Batusha i bëri thirrje opozitës të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, deputetja e AAK-së Time Kadrijaj replikoi ashpër, duke i thënë që të “mos mbaj ligjërata”.

“Nuk jeni ju në pozitë me na mbajt ligjërata për votim të marrëveshjeve, ju se keni votu Marrëveshjen e stabilizim-asociimit”, tha Kadrijaj.

Batusha iu kundërpërgjigj, duke i thënë se deputetë të AAK-së kanë pirë, siç pretendoi ai, “raki me terroristin Millan Radoiçiq”.

Derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadrijajt.

“Zemlak, mos shpif, mos rrej”, tha Kadrijaj.

“Mos ofendo, marre”, ia ktheu Batusha. /Eo