Togeri i FSK-së merr çmimin “International Honor Graduate” në SHBA

Togeri i FSK-së merr çmimin “International Honor Graduate” në SHBA

Aktuale June 19, 2024 - 12:04

Toger Arbnor Haxhani ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin “International Honor Graduate”.

Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, toger Haxhani ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.