Lajçaku takohet edhe me komunitetin ndërkombëtar, informohet për punën në terren

Lajçaku takohet edhe me komunitetin ndërkombëtar, informohet për punën në terren

Aktuale June 19, 2024 - 10:13

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirollav Lajçak, ka shkruar në X pas takimeve me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Lajçaku ka ardhur për vizitë në Kosovë të martën, për të shtyrë përpara implementimin e marrëveshjeve të arritura.

“Vlerësova takimet informuese me komuniteti ndërkombëtar në Kosovë mbi situatë në terren dhe vlerësimin e tyre për muajt në vijim”, shkroi Lajçaku në X.

Pas Kosovës, Lajçaku do të udhëtojë për në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, takim ky që sipas mediave serbe pritet të mbahet në orën 18:00. /Zëri