Tahiri: Rruga për në Podujevë është bërë si rrugë për në Kandahar

Tahiri: Rruga për në Podujevë është bërë si rrugë për në Kandahar

Aktuale June 19, 2024 - 08:53

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për gjendjen e rrugëve magjistrale në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan.

Sipas tij, këto rrugë janë bërë të rrezikshme si në Kandahar.

“Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerëz e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen”, tha Tahiri.

Ai ka shtuar në një postim në Facebook se për këto pak muaj që i kanë mbetur këtij pushteti, të përfundojë ndonjë rrugë.

“Mirë është që në këta muajt që i kanë mbetur kësaj qeverie të përfundojë ndonjë rrugë dhe të del me diçka konkrete në këtë 4-vjeçar. Përndryshe, po shihet që ky kabinet qeveritar është i pazot me punu diçka të hajrit për vendin”, është shprehur Tahiri.