Peci: Kurti duhet ta kalojë egon e vet
Foto: Zëri

Peci: Kurti duhet ta kalojë egon e vet

Aktuale June 19, 2024 - 08:21

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, duke folur për masat e Kosovës, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të kaloj egon e vet.

“Kurti duhet ta kalojë egon e vet ta ndryshojë për 180 shkallë qasjen e tij në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë përndryshe ne kemi me mbet në status quo Serbia veç ka me fitu edhe perëndimi nuk mundet me na ndihmu nëse na nuk duam me punu me ta”, tha Peci.

Peci tha se hapja e pakoordinuar e urës Ibrit është shumë e gabueshme.

“Hapja e urës së Ibrit në këtë moment është e gabueshme, pse është e gabueshme sepse për me qenë kjo e qëndrueshme për me kriju tension me kriju bashkëjetesë në atë pjesë të këtë duhet të punohet që ta bëjë komunat veriore të Mitrovicës bashkë me atë të Jugut kur mbahen zgjedhjet”, tha Peci në rtv21.

Gjatë qëndrimit në Kosovës, Emisari sllovak, Mirosllav Lajçak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë situatën e dialogut edhe më tej.

Lajçaku ka thënë se hapja e Urës është objekt i marrëveshjeve të arritur anë Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar. Emisari sllovak ka thënë se asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen.