Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare nderi”

Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare nderi”

Aktuale June 19, 2024 - 08:19

Ish-eurodeputetja, Doris Pack, do të dekorohet me çmimin “Qytetare nderi” e Komunës së Podujevës.

Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet në teatrin “Avdush Hasani”, duke filluar nga ora 10:00.

Përndryshe, ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyeja pse dje Komuna e Podujevës ka emërtuar një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack.

Ish-eurodeputetja Pack, e cila ndihej krenare për këtë ngjarje, ka thënë se do të ketë kontakte me kolegët e saj në Parlamentin Evropian për ta ndihmuar popullin e Kosovës.

Sipas saj, Kosova meriton të jetë anëtar i Këshillit të Evropës dhe shpreson se do të ndodhë së shpejti.