Temperatura përvëluese në vend, sot deri në 34 gradë
Foto: Zëri / Ilustrim

Temperatura përvëluese në vend, sot deri në 34 gradë

Aktuale June 19, 2024 - 08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.