Osmani: Leotrimi është në mesin e 1433 fëmijëve të vrarë në Kosovë, jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë

Osmani: Leotrimi është në mesin e 1433 fëmijëve të vrarë në Kosovë, jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë

Aktuale June 18, 2024 - 23:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “X” ka thënë se shtatëvjeçari Leotrim Ahmeti, është në mesin e 1 mijë e 433 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe.

Ajo u shpreh se qëndrojnë me familjen e tij dhe çdo familje të lënduar nga humbja e fëmijëve të tyre.

“Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeçar kur u vra nga forcat e Millosheviqit në vitin 1998. Ai është një nga 1133 fëmijët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sot për nder të tij, në Skenderaj është ngritur shtatorja”.

“Ne qëndrojmë me familjen e tij dhe me çdo familje të lënduar nga humbja e fëmijëve të tyre të çmuar. Jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Sot, në oborrin e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, u zbulua shtatorja e vogëlushit.