Lajçaku, emisar deri në janar
Foto: Laura Hasani

Lajçaku, emisar deri në janar

Aktuale June 18, 2024 - 19:45

I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar për media pas takimit që pati me zv.kryeministrin Besnik Bislimi në Prishtinë.

Ai konfirmoi se do të jetë në detyrën e emisarit deri në fund të janarit.

“Më është kërkuar që të qëndroj deri në janar”, tha ai para gazetarëve.

“Kjo vizitë sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është të diskutojmë se si të rifokusohemi në procesin e normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë….Kemi marrëveshje me përshpjetu implementimin kjo ishte çështja e parë që diskutuam me Bislimin dhe çështja e dytë është marrëveshja financiare për Kosovën dhe Serbinë”, u shpreh Lajçaku.