Lajçaku pas takimit me Bislimin: Duhet përshpejtuar zbatimin e marrëveshjeve që kemi
I dërguari i BE-së Mirsolav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përshpejtojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Lajçaku ka ka folur pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa në lidhje me masat e BE-së ndaj Kosovës, tha se do të kuptohet se cka ka raporti i Borrellit, transmeton Zeri.info.
“Është për të diskutuar për normalizimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë. Kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja parë që e kemi diskutuar sot me Bislimin. Aq sa di çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve”, tha Lajçaku, duke shtuar se nesër do ta kuptoni se çka ka në raport dhe se nuk ju lejohet të thotë asgjë sot. /Zëri