Klinaku Trendafilovës: Ti moti është dashur të shkosh në pension
Foto: Laura Hasani

Klinaku Trendafilovës: Ti moti është dashur të shkosh në pension

Aktuale June 18, 2024 - 14:33

“Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension”.

Kështu i ka reaguar UD i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se Nasim Haradinaj duhet të respektojë kushtet e vendimit të dënimit të tij, duke e paralajmëruar se “intervistat e tij në medie pa leje paraqesin shkelje të rëndë”.

Trendafilova ka bërë të ditur se ka dhënë një paralajmërim të fundit për Haradinajn, duke shtuar se çdo shkelje e ardhshme do të sjellë kthimin e tij në paraburgim të menjëhershëm.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në komunikatën për medie.

Nasim Haradinaj ishte dënuar me katër vjet e tre muaj burgim për shkelje të fshehtësisë së procedurës në Gjykatën Speciale në Hagë dhe ishte liruar me kusht në dhjetor të vitit 2023.