Zhvillimet rreth dialogut, Lajçaku sot në Prishtinë do të takohet me Bislimin
Foto: Laura Hasani

Zhvillimet rreth dialogut, Lajçaku sot në Prishtinë do të takohet me Bislimin

Aktuale June 18, 2024 - 14:17

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohet sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun në Kosovë dhe Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi, i cili do të mbahet në orën 18:00 në ndërtesën e Qeverisë, synon të diskutojë për zhvillimet aktuale në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivat e integrimit evropian të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Qeveria e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.

Vizita e Lajçakut në Kosovë është vazhdimësi e përpjekjeve të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane.