Vuçiqi në takim me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Evropën, kërkon sërish themelimin e Asociacionit

Vuçiqi në takim me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Evropën, kërkon sërish themelimin e Asociacionit

Aktuale June 18, 2024 - 12:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar edhe një herë si nevojë urgjente themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këtë Vuçiqi e tha pas një takimi që ka zhvilluar me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Mirosllav Jença.

“Në këtë pikë, posaçërisht theksova nevojën për formimin urgjent të Asociacionit të komunave serbe dhe përmbushjen e përpiktë të obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit, të cilën Prishtina e ka shmangur për më shumë se dhjetë vjet”, shkroi Vuçiqi, ndërsa i është anuar Jançait për veprime të njëanshme të Kosovës.

Madje ai ka përmendur edhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që sipas tij ka rëndësi jetike zbatimi.

“Theksova rëndësinë kritike të respektimit të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe rolin kyç të UNMIK-ut në përputhje me mandatin që i është besuar këtij misioni me qëllim të ruajtjes së paqes, por edhe të mbrojtjes së të drejtave të serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë, në të cilat, si më parë, ne do të ofrojmë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme”, theksoi ai.