Mbi 5 milionë euro investime në Gjinekologji, Kurti: Ngjasojnë me ato të Perëndimit
Foto: Laura Hasani

Mbi 5 milionë euro investime në Gjinekologji, Kurti: Ngjasojnë me ato të Perëndimit

Aktuale June 18, 2024 - 11:48

5.5 milionë euro janë investuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre, mbi tre milionë euro janë investuar për fertilizim të asistuar dhe dy milionë për mjekësinë fetale.

Image

Në përurimin e kësaj klinike të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Nga aty, Kurti tha se investimet që janë bërë në këtë klinikë ngjasojnë me ato të Perëndimit.

“Para 10 vjetëve unë e kam pasur gruan time këtu, e cila e pati lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyra këtu në spital në shërbimin e Klinikës Gjinekologjike nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë para një dekade me vendin e njëjtë”, u shpreh Kurti. /eo

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image